Lajmet

Bie WhatsApp, përdoruesit nuk shkarkojnë përmbajtjet media

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 03 Korrik 2019
0
Në DownDetector.com në minutat e fundit pati një rritje të madhe të ankesave për WhatsApp nga disa vende të botës, kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Bie WhatsApp, përdoruesit nuk shkarkojnë përmbajtjet media

WhatsApp ka ndaluar të funksionuari ku përdoruesit nuk mund të dërgojnë disa lloje mesazhesh.

Ndërsa mesazhet me tekst funksionojnë, fotot, videot dhe mesazhet zanore nuk mund të dërgohen e as shkarkohen.

Përkundrazi përdoruesit marrin një mesazh “shkarkimi dështoi” dhe përmbajtjet nuk vinë dot.

I njëjti mesazh gabimi u sugjeron përdoruesve të dërgojnë përsëri foton por nuk funksionon kurrsesi.

Zakonisht kur dikush ju dërgon një imazh, një pamje paraprake shfaqet pa e shkarkuar. Në këtë rast pamja paraprake mbetet e turbulluar duke qenë se imazhi nuk dërgohen dhe pranohet siç duhet.

Nganjëherë mesazhi i gabimit thotë se diçka nuk ka shkuar siç duhet. Në DownDetector.com në minutat e fundit pati një rritje të madhe të ankesave për WhatsApp nga disa vende të botës, kryesisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

E konfirmojmë se problemet janë prezente edhe për përdoruesit në Shqipëri dhe Kosovë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

Lajmet e fundit>