Lajmet

Bien Facebook dhe Instagram, WhatsApp funksionon normalisht

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2019
0
“Oops... diçka shkoi gabim. Po punojmë për të zgjidhur problemin sa më të parë të jetë e mundur,” thuhet në mesazhet e gabimit kur përdorues tentojnë të përdorin rrjetet sociale. Bien Facebook dhe Instagram, WhatsApp funksionon normalisht

Përdoruesit e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram raportuan se platformat nuk po funksionojnë në disa vende të botës. Në SHBA, Brazil, Peru, Kolumbi, Meksikë dhe pjesë të Evropës rrjeti social është jashtë funksioni.

Përdoruesit nuk dërgojnë dot mesazhe e as publikojnë postimet e statuse. “Oops… diçka shkoi gabim. Po punojmë për të zgjidhur problemin sa më të parë të jetë e mundur,” thuhet në mesazhet e gabimit kur përdorues tentojnë të përdorin rrjetet sociale.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje masive ndërsa në Twitter mijëra përdorues shprehen të irrituar.

Në sajtin që monitoron aktivitetin e faqeve DownDetector ka pasur mbi 50 mijë raportimet në orët e fundit.

Një zëdhënës i Facebook tha se bëhet fjalë për një problem global dhe inxhinierët e rrjetit social po hetojnë.

Hera e fundit që Facebook ishte jashtë funksioni i përkiste muajit Dhjetor. Rrjeti social ka mbi 2 miliardë përdorues aktivë në muaj. Aplikacioni WhatsApp për momentin nuk raporton probleme ndërsa Instagram.

Ne kemi testuar disa llogari dhe Messenger nuk hap dot mesazhet ndërsa nuk publikojmë dot në faqe dhe profile. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp shton një opsion që ju shpëton nga grupet e padëshiruara

Lajmet e fundit>