Lajmet

Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Tetor 2021
Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen. Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Rrjeti social Facebook dhe aplikacionet e kompanisë përfshirë Instagram dhe WhatsApp aktualisht janë jashtë funksioni.

Në WhatsApp është i pamundur dërgimi i mesazheve ndërsa në Instagram përdoruesit raportojnë se nuk rifreskojnë dot as kohështrirjen.

Në DownDetector mijëra përdorues po raportojnë të cilët nuk aksesojnë dot rrjetet social.

Më 60 mijë raportime brenda pak minutave janë dërguar në Down Detector ndërsa ndërprerja e shërbimit shtrihet ndërsa vende të botës nga Evropa, në Amerikën e Veriut dhe Azi.

Hashtagu në Twitter #FacebookDown tashmë është një trend. Është hera e tretë brenda një vit që rrjeti social së bashku me aplikacionet e tij pësojnë një kolaps të tillë.

Rrjeti social zyrtarisht nuk ka komentuar ngjarjen e as faqet e mbështetjes. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 16 do të tregojë historikun e editimit të mesazheve pasi janë dërguar