Lajmet

Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram në Evropë

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Dhjetor 2020
Sipas DownDetector, shërbimet ishin të paaksesueshëm në pjesën më të madhe të Evropës por probleme pati edhe në Azinë Juglindore. Bien Facebook, WhatsApp dhe Instagram në Evropë

Shërbimet e Facebook në mbarë Evropën ranë mëngjesin e ditës së sotme duke bërë që dhjetëra përdorues të Facebook Messenger dhe aplikacioneve simotër Instagram dhe WhatsApp të mbeten pa shërbim.

Sipas DownDetector, shërbimet ishin të paaksesueshëm në pjesën më të madhe të Evropës por probleme pati edhe në Azinë Juglindore.

Ndërprerja vjen në një kohë kur rrjeti social është në vështirësi për shkak të padisë së bërë nga autoritetet Amerikane dhe prokurorët e 48 shteteve. Padia e tyre thotë se rrjeti social ka abuzuar me pozitat dominuese dhe nëse akuzat provohen të vërteta mund të çojë në shpërbërjen e kompanisë.

Rrjeti social thotë se ndërprerje është adresuar tashmë. Rënie të tilla mund të ndodhin por shkëputja e shërbimit edhe për WhatsApp dhe Instagram është vepër e rrjetit social i cili po përpiqet ti shkrijë si një platformë e vetme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple gjobitet për mungesën e karikuesve në kutitë e iPhone 12