Microsoft Teams, Outlook dhe shërbime të tjera të Microsoft 365 aktualisht kanë rënë për mijëra përdorues në mbarë botën. Prodhuesi i softuerit thotë se ka identifikuar një problem në rrjet dhe po punon për të sjellë shërbimet online.
Mijëra përdorues raportuan mëngjesin e sotëm se shërbime si Microsoft Teams dhe Outlook nuk po hapen në Evropë dhe Azi.
Shërbimet e prekura janë:
Është e rrallë të shohim disa shërbime Microsoft të bien njëherazi. Microsoft Teams ishte offline për dy orë në Prill të 2021 dhe problemet bllokuan aksesin në Evropë dhe Azi.
Ndërsa llogaria e Microsoft 365 Status në Twitter shërben për të dhënë përditësime për përdoruesit, cicërima e fundit i përket 12 orëve më parë. /PCWorld Albanian