Biznes

Bilanc Online gati për operim në Kosovë e Shqipëri

Publikuar , 21 Korrik 2010
0
Bilanc Online gati për operim në Kosovë e Shqipëri

Përmes Bilanc Online mund të menaxhohen në kohë reale pikat dhe degët e biznesit të çfarëdoshëm prej së largu (remote control management) dhe e tëra çfarë duhet të posedojnë klientët që dëshirojnë të përdorin këtë program është një lidhje e thjeshtë interneti.

Tani me programin e paraqitur nga Bilanc, që është i vetmi në Kosovë e Shqipëri që ofron veçori të tilla, konsumatorët do të kenë rastin të qasen dhe të kontrollojnë biznesin e tyre me lehtësi nga çdo kompjuter me çasje në internet, të kenë reduktime të kostove, të kenë të dhëna të ruajtura në Cloud dhe në këtë mënyrë mund t’iu qaseni të dhënave edhe jashtë Shqipërisë e Kosovës, etj.

Përveç kësaj programi është mjaft i thjeshtë pë shfrytëzim dhe padyshim që si rrjedhojë e kësaj nuk do të ketë nevojë për trajnime, e në rast se ka nevojë për diçka të tillë atëherë Bilanc i ofron ato pa pagesë për këtë program.

TPKsolutions, kompania prapa këtij programi, ofron edhe disa programe tjera për kontabilitet, menaxhim e administrim, si Bilanc POS, Blianc 2009, Blianc Market, etj.

LEXO EDHE:  Union Bank finalizon marrëveshjen për blerjen e Bankës Ndërkombëtare Tregtare

Lajmet e fundit>