Vëzhgim

Bill Cinton rithekson mbështetjen për ICANN

Publikuar , 17 Mars 2011
0
Bill Cinton rithekson mbështetjen për ICANN

“Ne kemi vëzhguar një sukses të jashtëzakonshëm” tha Presidenti Clinton. “Ju të gjithë keni luajtur një rolë dhe jam shumë i gëzuar te them këtë. Ne kemi përballë vetës një shkallë të re të zhvillimit, ku komunitetet ndërkombëtare, qeveritë dhe sektori privat, po punojnë së bashku për të dërguar informata tek njerëzit anembanë botës dhe mendoj se ky është një model i jashtëzakonshëm”.

Presidenti Cliton, që ka merita të jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës dhe të cilat populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë, në mes tjerash në vitin 1998 kishte edhe ndikimin e vet dhe një rol të rëndësishëm në ofrimin e përkrahjes për organizatën ICANN, në mbështetje të misionit të saj për të koordinuar sistemin global të adresave të internetit.

Presidenti Cliton gjatë takimit ndërkombëtar publik të organizuar nga ICANN në San Francisco, ku morën pjesë më shumë se 1,300 të pranishëm, diskutoi gjithashtu edhe lidhjet mes krijimit të vendeve të punës dhe teknologjisë së informimit.

Diskutimet gjatë këtij takimi kanë qenë edhe të sferave tjera dhe kanë prekur edhe tema për shtimin e domenëve të ri të nivelit të lartë, çështjet rreth zgjerimit të protokollit të adresave IPv6, rrezikun nga kërcënimet e sigurisë online, etj. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Që nga 2010 tregu i kamerave ka rënë me 84%

Tags >

IPv6
Lajmet e fundit>