Blog

Bill dhe Melinda Gates zyrtarisht të divorcuar

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Gusht 2021
Ata u takuan për herë të parë në 1987 dhe u martuan në 1994. Bill dhe Melinda Gates zyrtarisht të divorcuar

Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe bashkëshortja e tij Melinda Gates janë divorcuar zyrtarisht pas 27 vitesh martesë. Ishte një vendim i ditës së hënë nga një gjykatë në Uashington që i fund divorcit mes çiftit, tre muaj pasi ato kishin bërë publike planet për tu ndarë.

Ishin ndër çiftet më të shquara në botën e biznesit dhe gjithnjë kishin punuar bashkë. Së fundi Melinda nuk kishte aprovuar lidhjen e bashkëshortit me investitorin miliarder Jeffrey Epstein.

Gates filloi Microsoft me Paul Allen në 1975 dhe shërbeu si CEO ndërsa Melinda kishte punuar pranë Microsoft nga 1987 deri në 1996. Ata u takuan për herë të parë në 1987 dhe u martuan në 1994.

Në 2000 hapën fondacionin e tyre. Sot Bill Gates është njeriu i katërt më i pasur në botë me pasuri prej 152 miliardë dollarësh. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iPhone me jailbreaking janë kërcënim për kompanitë ku punoni