Biznes

Bill Gates blen jahtin 600 milionë dollarësh prej hidrogjeni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shkurt 2020
0
Jahti me shumë gjasa nuk do të dalë në det përpara 2024 sipas Sunday Telegraph. Bill Gates blen jahtin 600 milionë dollarësh prej hidrogjeni

Bill Gates është njeriu i parë në botë që blen një super jaht me hidrogjen me vlerë 644 milionë dollarë i cili ka një pishinë, helipad, spa dhe sallë gjimnastike.

Bashkëthemeluesi miliarder i Microsoft e ka regjistruar në emrin e tij jahtin luksoz me gjatësi 112 metrash i cili vihet në lëvizje nga hidrogjeni i lëngshëm dhe u prezantuar vitin e kaluar në Monako nga firma Holandeze Sinot.

Varka ka hapësirë për të akomoduar 14 njerëz dhe 31 anëtarë ekuipazhi. Por inovacioni tek kjo varkë qëndron tek depot prej hidrogjeni të lëngshëm të cilët ftohen në temperaturën -253 gradë celsius.

Jahti me shumë gjasa nuk do të dalë në det përpara 2024 sipas Sunday Telegraph. Ai udhëton me shpejtësi 32 km/h dhe të përshkojë distancën prej 6,000 km përpara se të ketë nevojë për tu rimbushur.

Varka do të ketë edhe një motor me naftë rezervë në rast se nuk gjendet në stacion hidrogjeni gjatë udhëtimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bill Gates në moshën 63 vjeçare është i lumtur për katër arsye

Lajmet e fundit>