Biznes

Bill Gates e lavdëron, kemi nevojë për më shumë njerëz si Elon Musk

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Shkurt 2021
0
Dy personalitetet e botës së teknologjisë kanë pasur shpeshherë kundërshti mes tyre që nga pandemia e koronavirusit tek blerja e Gates së një makine elektrike Porsche. Bill Gates e lavdëron, kemi nevojë për më shumë njerëz si Elon Musk

Bill Gates ka folur me superlativa për idetë e çmendura të miliarderit dhe CEO të Tesla Elon Musk dhe ndihmën e dhënë prej tij duke luftuar krizën klimaterike duke shtyrë kompanitë të adaptohet drejt teknologjive të gjelbra.

Dy personalitetet e botës së teknologjisë kanë pasur shpeshherë kundërshti mes tyre që nga pandemia e koronavirusit tek blerja e Gates së një makine elektrike Porsche.

“Kemi nevojë për më shumë Elon Musk,” tha Bill Gates në një intervistë për CNBC. Bashkëthemeluesi i Microsoft është njeriu i tretë më i pasur në botë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg. Së fundi ai ka shkruar një libër të ri “Si të shmangim fatkeqsinë klimaterike,” dhe në intervistë vuri akoma më tepër theksin tek ky fenomen.

Ai tha se Tesla ka bërë një punë të mrekullueshme me një impakt të lartë në klimë. Në fund të intervistës tha se më parë do të paguante para për blerjen e vaksinave sesa të udhëtojë në hapësirë me një raketë. “Nuk jam një njeri i hapësirës,” tha Ai. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Metoda e Musk: Mëso nga partnerët dhe më pas bëje vetë