Blog

Bill Gates largohet nga Microsoft

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Mars 2020
0
Microsoft do të mbetet një pjesë e rëndësishme e imja dhe do të vijojë të punoj me Satya Nadella mbi lidershipin teknik për ta ndihmuar të arrijë objektivat e kompanisë. Bill Gates largohet nga Microsoft

Microsoft njoftoi ditën e Premte se Bill Gates do të largohet nga bordi drejtues. Gates do të tërhiqet edhe nga pozicioni i tij në bordin e Berkshire Hathaway.

“Mora vendimin për tu tërhequr nga bordet publike tek të cilat shërbej, për ti dedikuar më shumë kohë prioriteteve filantropike përfshirë shëndetin publik, edukimin dhe ndryshimet klimaterike,” tha Gates.

Microsoft do të mbetet një pjesë e rëndësishme e imja dhe do të vijojë të punoj me Satya Nadella mbi lidershipin teknik për ta ndihmuar të arrijë objektivat e kompanisë.

Gates themeloi Microsoft në 1975 së bashku me Paul Allen i cili vdiq në 2018. Gates ishte CEO deri më 2000 kur Steve Ballmer mori drejtimin. CEO aktual i Microsoft Satya Nadella mori drejtimin në 2014.

Gates ishte drejtues i bordit të Microsoft deri më 2014-ën kur filloi ti kushtonte më shumë kohë Fondacionit Bill dhe Melinda Gates. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP, ja domainet .al që duhet tu përditësohen të dhënat