Blog

Bill Gates zgjedh Malin e Zi për të kaluar pushimet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Gusht 2019
0
Gates është parë në plazhin e Rizan ndërsa shumë të tjerë e panë në hotelin me pesë yje Regent në Porto Montenegro. Bill Gates zgjedh Malin e Zi për të kaluar pushimet

Miliarderi Amerikan dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka zgjedhur që të kalojë pushimet e kësaj vere pranë brigjeve të Adriatikut së bashku me bashkëshorten e tij Melinda.

Gates, i shoqëruar nga Melinda dhe tre fëmijët e tyre erdhën në Malin e Zi me super jahtin Lady S dhe e ankoruan pranë Kotorrit dhe Rizanit deri më 28 Korrik kur edhe familja Gates vendosi të shkonte në Sveti Stefan dhe Porto Montenegro.

Jahti i ankoruar përballë Kotorrit të vjetër tërhoqi vëmendjen e shumë banorëve dhe turistëve ndërsa identiteti i familja u mbajt konfidencial gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi.

Gates është parë në plazhin e Rizan ndërsa shumë të tjerë e panë në hotelin me pesë yje Regent në Porto Montenegro.

Jahti 93 metra i gjatë kushton plot 1.4 miliardë dollarë në javë gjatë një udhëtimi charter ndërsa në bord kishte edhe një varkë të vogël dhe një helikopter.

Milioneri Amerikan Daniel Snyder është parë gjithashtu nën shoqërinë e njeriut të dytë më të pasur në botë. Snyder është pronari kryesor i ekipit të futbollit Washington Redskins, themelues i Snyder Communications dhe investitor kryesor në Red Zebra Broadcasting.

Gates dhe Snyder ishin parë të drekonin në restorantin luksoz Nobu në Sveti Stefan në Budva. Më pas Gates vizitoi disa atraksione në veri të Mali të Zi dhe më pas një eksperiencë rafting në Lumin Tara.

Sipas atyre që i kanë parë, Bill Gates dhe familja e tij janë njerëz të thjeshtë dhe spontanë të cilët shijojnë bukuritë natyrore të vendeve të vogla si Mali i Zi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni me palosje i Samsung do të sillet edhe si tablet

Lajmet e fundit>