Biznes

Binance blen bursën Japoneze të kriptomonedhave Sakura

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2022
Nuk është hera e parë që Binance synon të operojë në Japoni. Autoritetet rregullatore vendase kishin lëshuar paralajmërime për operimin në vend pa një licencë. Binance blen bursën Japoneze të kriptomonedhave Sakura

Binance ka vendosur të hyjë në tregun Japonez të kriptomonedhave. Bursa më e madhe në botë për nga volumi i tregtimit të kriptoaseteve, tha se kishte berë bursën Japoneze Sakura.

Vlera e marrëveshjes nuk u bë e ditur por blerja e re do ti hapë rrugë Binance të rikthehet me veprimtarinë e saj në këtë vend.

Nuk është hera e parë që Binance synon të operojë në Japoni. Autoritetet rregullatore vendase kishin lëshuar paralajmërime për operimin në vend pa një licencë.

I pari ishte në 2018-ën kur autoritetet rregullatore financiare reaguan duke thënë se qytetarët Japonezë kanë mundur të përdorin shërbimet e Binance edhe pse kjo e fundit nuk ka një licencë.

Një paralajmërim i ngjashëm u lëshua në Qershor të 2021. Në Shtator të këtij viti kompania tha se do të përpiqej të hynte në Japoni në rrugë formale duke aplikuar për një licencë.

Kompania ka insistuar në mënyrë të vazhdueshme se nuk ka një zyrë qendrore dhe shpeshherë është përplasur me autoritetet në Maltë, Malajzi, Holandë dhe Britani. Në Verë Binance u gjobit me 3.3 milionë dollarë sepse operonte në Holandë pa licencë.

Në vende të tjera si Franca, Spanja dhe Italia, Binance është pritur më mirë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zhvillohet workshopi i parë i Elevator Lab

Tags >

Binance