Lajmet

Binance është shantazhuar nga hakerë që i kërkonin 300 BTC

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Gusht 2019
0
Por kompania tha se imazhet datonin që prej Shkurtit të 2018-ës, në një kohë kur Binance kishte lënë procesin e verifikimit KYC në duart e një pale të tretë. Binance është shantazhuar nga hakerë që i kërkonin 300 BTC

Bursa e kriptomonedhave Binance është shantazhuar nga hakerë të cilët pretendonin se kishin qasje në pasaportat dhe dokumentet e identitetit të konsumatorëve.

Binance tha se një individ i panjohur kishte kërcënuar bursën duke kërkuar 300 BTC në këmbim të 10,000 fotove që kishin ngjashmëri me të dhënat KYC të Binance.

Disa prej të dhënave KYC (Know Your Customer) kanë qarkulluar online pasi Binance kishte refuzuar të paguante 300 BTC me vlerë 3.5 milionë dollarë.

Të dhënat ishin shpërndarë nëpër grupe anonime në Telegram. Sipas Yahoo Finance UK, afro 400 imazhe të pasaportave dhe dokumenteve të identifikimit janë shpërndarë.

Megjithatë Binance tha se kishte mospërputhje mes të dhënave të bursës dhe atyre të publikuara. Gjithashtu sipas bursës hakerët nuk kishin dhënë prova të cilat tregonin se imazhet KYC janë marrë nga Binance sepse imazhet nuk përmbanin logon e Binance në sistemin e saj.

Por kompania tha se imazhet datonin që prej Shkurtit të 2018-ës, në një kohë kur Binance kishte lënë procesin e verifikimit KYC në duart e një pale të tretë.

Edhe pse nuk është e qartë nëse dokumentet e rrjedhura janë vjedhur nga Binance, një prej partnerëve të kompanisë tha se bursa është nën presion për të identifikuar individin që e kishte shantazhuar sidomos pasi ra pre e një sulmi kibernetik ku humbi 40 milionë dollarë këtë vit.

Binance ofron 25 BTC për këdo që jep informacion në identifikimin e hakerit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia zbulon platformën Studio për laptopët që konkurrojnë me MacBook Pro

Lajmet e fundit>