Biznes

Binance rivalizon Facebook Libra me Projektin Venus

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Gusht 2019
0
Po ndryshe nga Libra, ku prezantimi i saj erdhi me një dokumentacion të qartë, detajet rreth Projektit Venus mungojnë me përjashtim të një njoftimi. Binance rivalizon Facebook Libra me Projektin Venus

Facebook Libra ende nuk ka debutuar dhe konkurrentët kanë filluar të vihen në lëvizje.

Binance një prej bursave më të mëdha të kriptomonedhave për nga volumi prezantoi Projektin Venus, një iniciativë e cila ka për qëllim të krijojë një “stablecoin” lokale dhe vlera e saj është e lidhur me një aset si ari dhe dollari Amerikan.

Ashtu si Facebook Libra, Venus është një projekt blockchain i hapur dhe Binance po kërkon partnerë mes tyre edhe qeveri vendesh e korporata për të krijuar “stablecoin” që do të përkrahin e vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.

Po ndryshe nga Libra, ku prezantimi i saj erdhi me një dokumentacion të qartë, detajet rreth Projektit Venus mungojnë me përjashtim të një njoftimi.

Një tjetër diferencë mes Venus dhe Libra është se Facebook ka siguruar një numër partnerësh ndërsa njoftimi i Binance është më shumë një thirrje palëve për tu bashkuar.

Mbase nisma e Binance nuk është aq e strukturuar sa Libra në këtë pikë, por Binance ka avantazhin e të qenurit një emër i njohur me komunitetin dhe hapësirën kriptografike si dhe disponon një farë infrastrukture për të lançuar kriptomonedhën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Binance është shantazhuar nga hakerë që i kërkonin 300 BTC

Lajmet e fundit>