Biznes

Binance tërhiqet nga blerja e bursës së dytë më të madhe në botë të kriptomonedhave FTX

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Nëntor 2022
Kur CEO i Binance Changpeng Zhao zbuloi marrëveshjen ditën e Marte, ai paralajmëroi se do të ishte në pritje deri në momentin që procesori due diligence të ishte përfunduar. Binance tërhiqet nga blerja e bursës së dytë më të madhe në botë të kriptomonedhave FTX

Një ditë pasi Binance njoftoi synimet e saj për blerjen e konkurrentit FTX për një shumë të pazbuluar, kompania u tërhoq nga marrëveshja.

“Shpresat tona ishin tek mbështetja e konsumatorëve të FTX duke ofruar likuiditet, por problemet që janë shfaqur janë jashtë kontrollit tonë apo aftësisë sonë për të ndihmuar,” tha Binance për një deklarate zyrtare.

Kur CEO i Binance Changpeng Zhao zbuloi marrëveshjen ditën e Marte, ai paralajmëroi se do të ishte në pritje deri në momentin që procesori due diligence të ishte përfunduar.

Përmes një letre dërguar punonjësve të Binance mëngjesin e së Mërkurës, CEO tha se marrëveshja nuk ishte finalizuar ende duke ju kërkuar që të ndalojnë tregtimin e FTT.

Monedha në fjalë ra në 2.57 dollarë pasi pati një ngritje lidhur me lajmin e një blerjeje të mundshme. Ndërsa monedha e Binance u rrit me 10% në 368.07 dollarë por ra me 20% pas u mësua se marrëveshja nuk do të ecte më tutje.

Një ditë më parë shumë kompani janë distancuar nga FTX si Crypto.com, Tether, Coinbase dhe Genesis.

Nëse marrëveshja do të ishte finalizuar, do të kishte kombinuar dy prej bursave më të mëdha të kriptomonedhave në industri. Binance ka 49 miliardë dollarë volum tregtar ndërsa FTX 4 miliardë dollarë.

Binance ka qenë një prej investitorëve të parë në FTX në 2019-ën dhe pasi u përball me presion nga rregullatorët, FTX bleu pas aksionet e Binance. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Binance thotë se nuk do të bllokojë llogaritë e miliona Rusëve të pafajshëm pavarësisht kërkesës së Ukrainës