Softuer

Bing arrin më afër Google, tani është i dyti!

Publikuar , 04 Mars 2011
0
Bing arrin më afër Google, tani është i dyti!

Microsoft ka investuar mjaft shumë në motorin e saj kërkues duke tentuar që të sfidojë liderin e tregut Google – dhe sipas StatCounter duke se mundimi po vazhdon të kthehet në një fryt. StatCounter në raportin e saj më të ri tregon se Bing ka tejkaluar Yahoo-në dhe është renditur edhe zyrtarisht si motori kërkues numër dy në botë.

Megjithatë në nivel botëror shifrat ende nuk janë aq mbresëlënëse sa është pritur: StatCounter thotë se Bing ka 4.37% të tregut, Yahoo 3.93% ndërsa Google 89.94%, gjë që është një shenjë e qartë që tregon se kush është ende lider i tregut.

“Është e rëndësishme që Bing tejkaloi Yahoo-në për herë të parë, megjithatë ai mbetet ende larg nivelit të pjesëmarrjes që ka Google” tha CEO i StatCounter, Aodhan Cullen.

Natyrisht, pjesëmarrja e Bing në internet në disa tregje regjionale konsiderohet dukshëm më e lartë – në SHBA ku Bing ka 9.03% të tregut, megjithëse Yahoo është ende në vendin e dytë me 9.74%. Në Kanada, Australi, Meksikë dhe Brazil, Bing ka gjithashtu një renditje të mirë.

Së fundi vlen të theksohet se Bing është kritikuar nga Google për siç duket kopjim të rezultateve në një tentim për të bërë shërbimin e saj më konkurrues. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Android 9 Pie mbërrin në OnePlus 5 dhe 5T

Lajmet e fundit>