Lajmet

Bing, makina e nënkuptuar e kërkimit në Kindle Fire HD

Publikuar , 10 Shtator 2012
0
Bing, makina e nënkuptuar e kërkimit në Kindle Fire HD

Microsoft tregoi për Mashable që makina kërkuese Bing do të jetë makina e nënkuptueshme për kërkim në shfletuesin Kindle Fire HD të Amazon. Amazon po ashtu e konfirmoi atë.

Marrëveshja mes dy ndërmarrjeve u bë së fundi. Adam Sohn, i cili është menaxheri i përgjithshëm i komunikimeve dhe tregut ndikues në Bing, tha që “bitët e fundit” të marrëveshjes ishin kryer gjatë ditës së djeshme.

Sohn tha që Bing do të jetë makina kërkuese “së pari e nënkuptuar” në tabletët Kindle Fire HD dhe Kindle Fire të ri. Ai nuk pranoi nëse rregullat e marrëveshjes përfshijnë po ashtu lexuesit e E Ink të Amazonit.

Përdoruesit do të jenë në gjendje që të ndryshojnë makinën e nënkuptuar të kërkimit me ndonjë si Google ose Yahoo.

Faqja Ubergizmo së pari raportoi që Bing ishte shfletuesi i nënkuptuar në Kindle Fire HD. Pastaj kjo gjë ishte konfirmuar nga Amazon për disa faqe, duke përfshirë këtu Ars Technica dhe Mashable.

Amazon është bashkëpunëtori i dytë madhor i ndërmarrjes Microsoft në fushën e mobilerisë.

I pari ishte RIM – CEO i Microsoftit, Steve Ballmer, bëri një vizitë tek BlackBerry World në pranverën e vitit 2011 për të lajmëruar që Bing do të mundësojë kërkimet dhe hartat në telefonat BlackBerry. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Mos përdorni shfletuesin Edge për të shkarkuar Chrome, përndryshe do të infektoheni me maluer

Lajmet e fundit>