Lajmet

Bing Maps Preview tani iu mundëson të hulumtoni më tepër qytete në 3D

Publikuar , 26 Shkurt 2014
0
Bing Maps Preview tani iu mundëson të hulumtoni më tepër qytete në 3D

bing3dleadMicrosoft ka qenë duke punuar fuqishëm në përmirësimin e përvojës së hartave të Bing-ut brenda Windows 8.1 dhe ka filluar me lëshimin e një aplikacioni vëzhgues vitin e kaluar.

Me një nga vendet të cilat janë duke u hulumtuar në 3D, Bing ka lajmëruar që Maps Preview tani do të ofrojë një pamje në 360 shkallë të 15 qyteteve të tjera, si nga Shtetet e Bashkuara dhe jashtë.

Në Shtetet e Bashkuara, kjo përfshin Alabaman, San Françiskon, Kaliforninë, Floridën, Uashingtonin e të tjerë. Ndërkohë, Bing ka bërë shtimin e qasjes në hartat 3D në Duisburg dhe Dresden në Gjermani, e po ashtu edhe në Marbella dhe Murcia në Spanjë. Këto përpjekje të kompanisë mund të tregojnë që lista pritet të rritet, teksa vazhdon të punojë për t’i mbështetur vendet shtesë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë

Tags >

Bing