Lajmet

Bing me aplikacion për Windows 8

Publikuar , 19 Gusht 2012
0
Bing me aplikacion për Windows 8

Aplikacioni i ri Bing i Microsoft-it sjell një metodë të thjeshtë për të kërkuar në ueb.

Ai u prezantua gjatë ditës së mërkurë si një nga disa veçoritë e reja të Windows 8 RTM, version i njëjtë ky me atë që do të hidhet në treg për konsumatorët më 26 tetor.

Sistemi i ri operativ ofron tashmë Internet Explorer-in edhe si një aplikacion për Windows 8 edhe si një program tradicional për desktop.

Si një opsion i tretë, Bing është një aplikacion që funksionon si një portë hyrëse për motorrin e kërkimit të Microsoft.

Pasi aplikacioni hapet, në ekran shfaqet kryefaqja e Bing-ut së bashku me shiritin e kërkimit, linket me temat më të kërkuara dhe një fotografi të bukur në sfond.

Duke klikuar në shiritin e kërkimit do të paraqitet një listë e kërkimeve të kaluara dhe atyre më popullore.

Ju mund të zgjidhni njërin nga këto ose të shkruani termin tuaj të kërkimit.

Si shumë aplikacione për Windows 8, Bing nuk ofron shumë zile apo fishkëllima. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Bing ka bllokuar 5 milionë reklama për kriptomonedhat në 2018-ën

Lajmet e fundit>