Lajmet

Bing pasuron rezultatet e kërkimit me përmbajtje nga shokët tuaj të Facebook-ut

Publikuar , 18 Janar 2013
0
Bing pasuron rezultatet e kërkimit me përmbajtje nga shokët tuaj të Facebook-ut

Bing browserMicrosoft-i lajmëroi një përditësim madhor në rezultatet e kërkimit me Bing. Sikur Facebook-u që tani është duke ndërlidhur më tepër Bing-un në veglat e veta të kërkimit, Microsoft-i tani është duke shtuar më tepër përmbajtje të rrjetit Facebook në Bing, gjithashtu.

Në përgjithësi, thotë Microsoft-i, “pesë herë më tepër përmbajtje nga shokët e juaj në Facebook tani mund të kërkohet në shiritin anësor. “ Përveç fotografive të cilat mund t’i shihnit edhe në versionet e kaluara, Bing tani paraqet po ashtu edhe përditësimet e statusit, lidhjet e shpërndara dhe komentet nga shokët e juaj. “Për çdo kërkesë, ekziston të paktën një person me përgjigjen e saktë”,- thotë Microsoft.

Kurdo që algoritmi i vet gjen një kërkesë ku një koment i Facebook-ut ose lidhjes së shpërndarë do të mund të ishte i dobishëm, ai do ta paraqes këtë në shiritin anësor, duke e bërë përmbajtjen shumë më tepër interesante se sa në versionet paraprake.

Kjo, thotë Microsoft-i, nënkupton që tani është “më lehtë të shihet se kush e di dhe çfarë ata kanë shpërndarë në lidhje me çfarë kërkoni. Kështu që kurdo që shokët tuaj nuk janë përreth, Bing është qëndrimi më i përsosur.”

Microsoft-i thotë që respekton opsionet e privatësisë në Facebook

Një grumbull më i madh i të dhënave nënkupton gjithashtu që ju me gjasë do të shihni më tepër rezultate nga Facebook-u më shpesh kur ju kërkoni tani në Bing. Microsoft-i, natyrisht, thotë që respekton opsionet e privatësisë në Facebook.

Bing“Asgjë nuk është shpërndarë automatikisht; ju mund të shihni vetëm çfarë shokët tuaj ju hapin leje të shihni (nëpërmjet opsioneve të tyre në Facebook), kështu që ju shpërndani vetëm çfarë dëshironi të shpërndani.”

LEXO EDHE:  Bing ka bllokuar 5 milionë reklama për kriptomonedhat në 2018-ën

Me këtë përditësim, Microsoft-i planifikoi po ashtu një “Përvojë të Fotografive të Shokëve” që përdor një kuti për të paraqitur fotografitë që shokët tuaj postuan në Facebook.

Microsoft-i vendosi një theksim më të madh në fotografi me rifreskimin e fundit të dizajnit në dhjetor dhe lëshimi i ditës së enjte duket të përsëritet në këtë.

Ashtu sikur më parë, Bing me gjasë do të vazhdojë të theksojë po ashtu përmbajtjen nga Twitter, Quora, Foursquare dhe rrjetet e tjera shoqërore, por është shumë e sigurt që përqendrimi më i madh tani është në përditësimet e rrjetit Facebook. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>