Softuer

Bing ndez luftën e kërkimit

Publikuar , 15 Shtator 2009
0
Bing ndez luftën e kërkimit

“Një studim i kryer nga Microsoft Research tregon se konsumatorët mund të përpunojnë rezultatet përmes imazheve 20% më shpejtë sesa rezultatet që shfaqen vetëm me tekst. Kështu që është e qartë se imazhet luajnë një pjesë të rëndësishme në ndihmë të konsumatorëve në një fushë të gjerë të aktiviteteve kërkuese” tha zëdhënësi i Microsoft Todd Shwartz. “Ne kemi vënë në jetë këtë përmes veçorisë së re Vizuale Kërkuese të Bing, e cila është një rrugë e re për formulimin dhe rafinimin e rezultateve tuaja kërkuese përmes imazheve, në veçanti për bashkësi të rezultateve që tentojnë të jenë më të strukturuara”.

Shwartz shpjegoi se grupi i të dhënave është i njohur si “galeri”.

“Thjeshtë klikoni tek www.binig.com/visualsearch dhe instaloni Silverlight në rast se nuk e posedoni ende. Çka do të shihni është një përjetim i ri dhe i jashtëzakonshëm i kërkimit vizual. Kërkimi vizual ju lejon që me shpejtësi të shfletoni përmes galerive ose të bëni një rafinim përmes një klikimi duke shfrytëzuar ndarjet e shpejta në anë të majtë, të cilat në veçanti janë specifike për tipin e rezultatit që jeni duke shfletuar”.

Sipas Schwartz, ndërfaqja vizuale e Bing mund të përdoret për të përmirësuar kërkimet e produkteve, pyetjet për libra apo blerjet potenciale të veturave.

“Kërkimi Vizual mund të ju ndihmojë të shikoni për produkte nga laptopat e deri tek çantat e dorës. Është sikur të kërkoni në një katalog të madh online. Dhe ju mund të kërkoni në mënyrë vizuale për librat më të mirë. Përsëri mund të ngushtoni rezultatet përmes filtrimit me një klikim sipas autorit, formatit apo kategorisë për ta bërë më të lehtë gjykimin e librit përmes kopertinës” shtoi Schwartz.

LEXO EDHE:  Google Maps tashmë tregon një informacion jetik për drejtuesit e makinave

“Kërkimi vizual i veturave është sikur të shkoni në një panair virtual masiv të veturave, ju mund të kërkoni dëshirën e zemrës suaj përmes një klikim të thjeshtë”, përfundoi Schwartz.

Lajmet e fundit>