Vëzhgim

Bing përfiton themeluesin e OpenStreetMap, Steve Coast

Publikuar , 23 Nëntor 2010
0
Bing përfiton themeluesin e OpenStreetMap, Steve Coast

Ai vendosi të revolucionojë të dhënat transite duke themeluar http://transiki.org/, bëri disa mësime në “hang gliding” dhe ishte bashkë-organizator i një gjeo-konference të shkëlqyer në Denver, gjatë vikendit që shkoi.

Por çka ka të re së fundi nga Steve Coast? Ai ka vendosur të revolucionojë Bing Maps. Ashtu siç është paralajmëruar në blogun e tij Steve Coast do t’ i bashkohet pronës së Microsoft, Bing Maps si Arkitekt Udhëheqës në Bing Mobile.

Reagimet nga komuniteti i hartave kanë qenë të përziera dhe kjo lëvizje disi ka qenë e përfolur qe një kohë e gjatë. Me rritjen e pajisjeve mobile që njohin lokacionin dhe platformave për përpunimin e sasive të mëdha të të dhënave, duke përfshirë të dhënat e lokacionit, gjeo-teknologjia pritet të rritet dhe të bëhet shumë më e rëndësishme se që është sot.

OpenStreetMap në anën tjetër siç e dini të gjithë është një hartë globale e edituar nga vullnetarët e saj; është një lloj Wikipedia në botën e hartave. Ajo është themeluar në vitin 2004 dhe është një projekt fascinues i mbledhjes së diturive dhe sjellë shumë argëtim për të gjithë ata që marrin pjesë në të. FLOSSK nga Kosova është një prej kontribuesve më të mëdhenj me shënime gjeografike për Kosovën në Wikipedia, dhe ekipi i kësaj shoqate vazhdimisht me punë vullnetare ka punuar në detajizimin e hartave të Prishtinës, Prizrenit, Pejës, etj e madje ka arritur që të dalë edhe matanë kufirit në Shqipëri, për të kontribuar në këtë aspekt.

Ndërsa edhe të tjerët që janë të interesuar të marrin pjesë në të mund ta bëjnë duke klikuar një buton.

Ndërsa Microsoft gjithashtu bëri të ditur se do të dhurojë fotografimet e tyre ajrore tek kontribuesit e OpenStreetMap, të cilët do të mund t’i shfrytëzojnë ato për të përmirësuar dhe avancuar më tutje shërbimin OpenStreetMaps.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>