Analiza

Bing po vazhdon me rritje

Publikuar , 20 Korrik 2010
0
Bing po vazhdon me rritje

Ka kaluar më shumë se një vit prej se Microsoft ka lansuar Bing, motor kërkues që po sfidon liderin e tregut Google në fushën e kërkimit të internetit. Dhe gjersa ngritja e Bing në treg nuk mund të përshkruhet si meteorike, matësit e mediave, përkatësisht ComScore ka theksuar se Bing është duke ecur para në tregun e SHBA-së. Sipas ComScore, edhe Bing e edhe Yahoo kanë marrë 0.6 për qind të tregut kërkues amerikan mes muajit maj dhe qershor të vitit 2010, gjersa ky përfitim ka arritur në shpinë të liderit Google.

Comscore ka gjetur se Google ende ka rreth 62.6 për qind të tregut kërkues të SHBA-së në qershor të vitit 2010; megjithatë, Yahoo ka fituar 0.6 për qind dhe ka arritur në 18.9 për qind e edhe Bing ka fituar gjithashtu 0.6 për qind dhe ka arritur në 12.7 për qind.  Për sa i përket Google, motori i saj ka pësuar një rënie prej 1.1 për qind.

Ask.com ka mbajtur pozitën e njëjtë prej 3.6 për qind dhe AOL ka humbur 0.1 për qind, dhe ka mbetur me 2.2 për qind. Numrat kërkues të Comscore për tregun e SHBA-së fokusohen në “kërkimet bërthamë” dhe në gjëra si kërkimet për shërbime për harta, video faqe të krijuara nga përdoruesit dhe shërbimet të direktoriumeve lokale.

Lajmi i sotëm mund të jetë i mirë edhe për Yahoo edhe për Bing. Yahoo ka shpalosur disa shërbime të përpunuara dhe faqe të dizajnuara për të bërë Yahoo një koleksion të shërbimeve më sociale dhe më të integruara me oferta të popullarizuara online; në anën tjetër, Bing është vetquajtur “motor vendimtar” që fokusohet në shfrytëzimin e të dhënave që njerëzit kërkojnë, në vend se të bëjë një listë të rezultateve kërkuese.  Në bazë të marrëveshjes së vendosur më parë mes Microsoft dhe Yahoo, Bing së shpejti do të merr përsipër rezultatet për kërkimet që bëhen në Yahoo, megjithëse Yahoo do të vazhdojë me zhvillimin e kërkimit të saj në front-end dhe gjithashtu edhe shërbimet e saja.

LEXO EDHE:  Pse telefonët tanë kanë nevojë për më shumë se një kamër?

ComScore ka gjetur se në SHBA përdoruesit kanë bërë 16.4 miliard kërkime në muajin qershor, që është 3 për qind më shumë në krahasim me muajin maj.

Lajmet e fundit>