Ja se si

Bing shpalos vegla të reja për webmaster dhe SEO

Publikuar , 23 Korrik 2010
0
Bing shpalos vegla të reja për webmaster dhe SEO

Kur Microsoft lansoi Bing, ata filluan të kërkojnë të dhëna shtesë nga administratorë të ueb faqeve dhe specialistë për SEO rreth asaj se çfarë mendojnë ata për etapën e parë të Bing Webmaster Tools.

Microsoft raporton se përdoruesit vazhdimisht kanë kërkuar më shumë transparencë rreth mënyrës sesi rendit Bing faqet, më shumë kontrol mbi përmbajtjen e një faqeje në vet indeksin e Bing dhe më shumë qasje në infromata dhe analiza që ata do të mund t’i përdornin për të përmirësuar faqet e tyre.

Me këto të dhëna të marra nga përdoruesit, Microsoft filloi të punojë në një version të ri për Webmaster Tools (të shkruar tërësisht nga fillimi) që do të akomdonte veçoritë të cilat i kanë kërkuar ueb administruesit. Versioni i ri i Webmaster Tools përhapet në këto tre fusha: zvarritje, indeks dhe trafik.

Veglat e reja u mundësojnë juve që të rregulloni sipas dëshirës mënyrën sesi faqja juaj zvarritet dhe renditet (indeksohet), të vendosni URL specifike që të jenë të renditura apo bllokuara në rezultatet kërkuese dhe të shikoni informata të detajuara mbi mënyrën sesi Bing ka renditur faqen tuaj. Nëse jeni të interesuar në të dhënat analizuese afatgjata (zvarritje, indeksim dhe trafik në faqe) që mbledhet nga Bing, gjashtë muaj të të dhëna do të mund t’i shihni në grafika të punuara në Silverlight.

Nëse veçse keni qenë duke përdorur Bing Webmaster Tools, atëherë llogaria juaj është gati për shfrytëzim dhe nuk do të ketë nevojë për ndryshime manuale nga ana juaj. Nëse nuk jeni përdorues, regjistrimi është pa pagesë dhe shumë i thjeshtë. Jo befasisht, ju duhet të përdorni një llogari nga Windows Live, të futni disa detaje për faqen tuaj dhe më pas ose të ngarkoni një skedar xml në ueb serverin tuaj apo të shtoni një linjë kodi me ID-në tuaj unike në headers të HTML-it tuaj.

LEXO EDHE:  Ja sesi të fshini Cookies në Chrome, Firefox, Edge dhe Safari

Microsoft premton se më shumë veçori janë duke u përpunuar dhe se do të shfaqen gjatë muajve të ardhshëm. Ata ende janë të interesuar në të dhënat tuaja.

Tags >

SEO
Lajmet e fundit>