Softuer

BioWare shpalos detajet për demon e Mass Effect 3

Publikuar , 21 Tetor 2011
0
BioWare shpalos detajet për demon e Mass Effect 3

Demo e parë do të ofrohet edhe në modusin single-player dhe multiplayer, dhe do të shfaqet në të gjitha regjionet e parapara për debutim të lojës. Duke ofruar një pjesë të mirë të asaj që mund të prisni nga një titull i BioWare, loja pritet të debutojë zyrtarisht me 6 mars 2012.

Nëse jeni duke menduar që të bleni lojën Battlefield 3, ju do të mund të fitoni një qasje më të hershme demon e Mass Effect 3, sepse me Battlefield do të ofrohen disa detaje sesi të fitohet kjo qasje. Por mos harroni se BioWare do të shpalos edhe forma tjera për të arritur deri tek demo deri në fund të vitit. 

Data e saktë e lansimit pritet të bëhet e ditur në nëntor, ndërsa do të ofrohet edhe një program tjetër përmes të cilit lojtarët do të fitojnë mundësi të fitojnë qasje të hershme në lojë. 

LEXO EDHE:  Nëse ju shqetëson privatësia online, ky është shfletuesi që keni nevojë

Lajmet e fundit>