Biznes

Bitcoin bie me 11% nën 3,400 dollarë

Dec 7 2018
0 Shpërndarje
Vlera e XRP dhe Ether ra me të njëjtin ritëm në 24 orët e fundit. XRP humbi 10.16% të vlerës ndërsa Ether 15.56%. Bitcoin bie me 11% nën 3,400 dollarë

Bitcoin ra me 11% përballë dollarit Amerikan në 24 orët e fundit dhe është vala e dytë e rënies masive e nisur që nga Nëntori.

Dhjetori është treguar i ashpër me monedhën më popullore në botë ku që në ditën e parë ra me 8%.

Bitcoin u tregtua me 3,387 dollarë ditën e sotme sipas CoinMarketCap.com.

Vlera e XRP dhe Ether ra me të njëjtin ritëm në 24 orët e fundit. XRP humbi 10.16% të vlerës ndërsa Ether 15.56%.

Që nga Janari vlera e kombinuar e kriptomonedhave ka rënë me 86.92%.

Volumi i tregtimi në 24 orët e fundit gjithashtu ra me 61.63%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>