Biznes

Bitcoin bie në 27 mijë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2022
Investitorët po largohen nga kriptomonedhat përballë rënies së aksioneve në bursat më të mëdha në botë. Bitcoin bie në 27 mijë dollarë

Bitcoin ra nën 27 mijë dollarë ditën e Enjte për herë të parë në 16 muaj ndërsa tregu i kriptomonedhave vazhdon me humbje për shkak të frikës nga rritja e inflacionit.

Çmimi i bitcoin ishte 26,595 mëngjesin e së Enjtes sipas të dhënave të Bitstamp. Është hera e parë që kriptomonedha bie nën 27 mijë dollarë që prej muajit Dhjetor.

Ether, kriptomonedha e dytë më popullore, ra deri në 1,789 dollarë dhe hera e parë nën 2 mijë dollarë që prej Korrikut 2021.

Investitorët po largohen nga kriptomonedhat përballë rënies së aksioneve në bursat më të mëdha në botë.

TerraUSD, një stablecoin që pasqyron vlerën e dollarit, ra me 30 cent ditën e Mërkure duke tronditur besimin e investitorëve tek financat e decentralizuara.

Zakonisht ka qenë e kundërta me investitorët të cilët gjenin siguri duke investuar tek asetet dixhitale në momente paqartësie. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rikthehet Intel, gjenerata 12-të Alder Lake vendos diktatin mbi AMD Ryzen