Biznes

Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Qershor 2021
Megjithatë u rikthye pak orë më vonë në vlera mbi 30 mijë dollarë. Ethereum ra gjithashtu me 8.32% në 1,833 dollarë. Bitcoin bie nën 30 mijë dollarë

Çmimi i bitcoin ra nën 30 mijë dollarë ditën e Marte duke eliminuar thuajse të gjithë rritjen e këtij viti ndërsa autoritetet rregullatore po shtojnë presionin mbi asetin dixhital më madh në botë.

Bitcoin ra deri në 29,026 dollarë sipas të dhënave të Coinmetrics dhe humbur mbi 50% të vlerës nga rekordi i 63 mijë dollarë shënuar gjatë muajit Prill.

Kina një prej tregjeve më të rëndësishme ka ndërmarrë një fushatë anti-kriptomonedha duke bllokuar jo vetëm transaksionet por edhe gërmimin e tyre në vend.

Megjithatë u rikthye pak orë më vonë në vlera mbi 30 mijë dollarë. Ethereum ra gjithashtu me 8.32% në 1,833 dollarë.

Aktualisht të gjithë bitcoinët në qarkullim kanë një vlerë prej 579 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një postim i Musk në Twitter dhe vlera e Bitcoin rritet me 20%