Biznes

Bitcoin dhe Ether në nivele rekord

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Nëntor 2021
Ether, kriptomonedha e mbështetur në rrjetin ethereum ishte në nivele rekord gjithashtu prej 4,768 dollarë. Bitcoin dhe Ether në nivele rekord

Bitcoin u rrit me shpejtësi ditën e Hënë ndjekur nga ether dhe prekur rekord të reja ndërsa momenti i kriptomonedhave, qarkullimi i tyre, lajmet pozitive dhe frika nga rritja e inflacionit dhanë kontributin e tyre në këtë trend.

Bitcoin u rrit me 4% në 66,161 dollarë sipas CoinMarketCap shumë pranë nivelin rekord të 67 mijë dollarë që arriti më 20 Tetor.

Ether, kriptomonedha e mbështetur në rrjetin ethereum ishte në nivele rekord gjithashtu prej 4,768 dollarë.

Që prej Tetorit ether është rritur me 59% dhe bitcoin me 51%. Rritja e inflacioni të dollarit Amerikan po shtyn investitorët drejt aseteve si ari dhe kriptomonedhat.

Lajmet pozitive nuk kanë munguar gjithashtu. Banka më e madhe Australiane javën e kaluar tha se do të ofronte shitblerjen e kriptomonedha për konsumatorët individualë.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams tha se do të merrte pagën e tij në bitcoin një sinjal se është i gatshëm për të shndërruar qytetin në qendër të industrisë së kriptomonedhave. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Urdhri ekzekutiv i Biden për kriptomonedhat – çdo gjë që duhet të dini