Lajmet

Bitcoin dhe kriptomonedhat sulmohen ashpër në Forumin Ekonomik Botëror

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2022
Asetet dixhitale janë një temë e nxehtë pas kolapsit të stablecoin TerraUSD këtë muaj dhe afro 1 trilionë dollarë të fshira nga tregu. Bitcoin dhe kriptomonedhat sulmohen ashpër në Forumin Ekonomik Botëror

“Një skemë piramidale,” “të pavlera,” dhe “të pabesueshme,” – kriptomonedhat u sulmuan ashpër nga zyrtarë të lartë shtetesh në Davos të Zvicrës gjatë Forumit Ekonomik Botëror 2022.

Asetet dixhitale janë një temë e nxehtë pas kolapsit të stablecoin TerraUSD këtë muaj dhe afro 1 trilionë dollarë të fshira nga tregu.

Bitcoin dikur me vlerë prej 54 mijë dollarë, ditën e Marte këmbehej me 23,424 dollarë sipas Coinbase, një rënie me 37% krahasuar me vitin e kaluar.

Kriptomonedha të tjera popullore si Ethereum dhe Solona kanë pësuar humbje edhe më të mëdha.

Por çfarë thanë zyrtarët e lartë për kriptomonedhat në Davos?

Një skemë piramidale

Kriptomonedhat u krahasuan me skemat piramidale nga Drejtorja Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva.

“Kur dikush ju premton rikthim të investimit me 20% nga diçka vlera e së cilës nuk mbështetet në asnjë aset, çfarë do ta quanim? Një skemë piramidale tha ajo gjatë një paneli diskutimi.

“Me pak fjalë është një skemë piramidale në epokën dixhitale.”

Ajo shtoi se bitcoin mund të quhet monedhë, por jo para. Që diçka të quhet para duhet të ruajë vlerë.

Ajo dha si shembull paratë shtetërore që hidhen në qarkullim nga bankat qendrore. Ato kanë vlerë sepse mbështeten nga një shtet.

Të pavlera

Duke folur për themeluesin dhe ekzekutivin e Forumit Ekonomik Botëror Klaus Schawb, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde tha se kriptomonedha nuk janë fare monedha.

“Ato janë asete spekulative, vlera e të cilave ndryshon shumë përgjatë kohë dhe prezantohen si monedha kur nuk janë në të vërtetë,” tha Ajo.

“Duhet rregulluar. Një aset është një aset, duhet të rregullohet si i tillë dhe të mbikëqyret nga autoritetet e rregullatorë të aseteve, por jo të pretendojë se është një monedhë. Nuk është!”

LEXO EDHE:  Njeriu që pretendon se është krijuesi i Bitcoin fiton betejën gjyqësore

Ajo shtoi se stablecoins pretendojnë të jenë monedha në vetvete, por në të vërtetë janë të lidhura me vlerën e një monedhe të vërtetë.

“Ato që hedhin monedha dixhitale në qarkullim duhet ti mbështetin ato në të njëjtën sasi dollari që kanë monedha në qarkullim. Gjithashtu ky aktivitet ekonomik duhet të kontrollohet, mbikëqyret, rregullohet që konsumatorët e këtyre shërbimeve të jenë të mbrojtur,” tha Ajo.

Të paqëndrueshme

Guvernatori i Bankës së Francës Francois Villeroy de Galhau tha në Davos se ai nuk ju refetohet kriptoaseteve si kriptomonedha. “Nuk janë monedha të qëndrueshme e si të tilla as forma pagesash të besueshme,” tha ai. “Që një monedhë të quhet e tillë, duhet që dikush të jetë përgjegjës për vlerën e saj dhe tek kriptomonedhat askush nuk është.

Pas kolapsit të Terra, Villeroy tha se njerëzit kanë humbur besimin tek kriptomonedhat. /PCWorld Albanian