Biznes

Bitcoin do të konkurrojë me arin si aset për ruajtjen e vlerës

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Janar 2022
Në një skenar hipotetik ku bitcoin zë 50% të tregut të ruajtjes së vlerës, çmimi i saj do të arrijë në 100 mijë dollarë thotë Goldman Sachs. Bitcoin do të konkurrojë me arin si aset për ruajtjen e vlerës

Bitcoin do të konkurrojë me arin në 2022 ndërsa asetet dixhitale po adoptohen në masë sipas analistëve të Goldman Sachs.

Duke cituar vlerën e tregut prej 700 miliardë dollarë, krahasuar me afro 2.6 trillionë dollarë investime në ar, Goldman Sachs thotë se kriptomonedha aktualisht ka 20% të tregut të “ruajtjes së vlerës.”

Bitcoin “me shumë gjasa” zërë më shumë prej këtij tregu. Në një skenar hipotetik ku bitcoin zë 50% të tregut të ruajtjes së vlerës, çmimi i saj do të arrijë në 100 mijë dollarë thotë Goldman Sachs.

Bitcoin tregtohet ditën e sotme me 46 mijë dollarë, ndjeshëm më poshtë sesa vlera rekord e Nëntorit prej 69 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Intel synon të blejë ish kompaninë e AMD