Biznes

Bitcoin do të pësojë fatin e dot-com në dy vitet e ardhshme

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Janar 2022
Kriptomonedha theu nivelin e mbështetjes ditën e Mërkure. Bitcoin do të pësojë fatin e dot-com në dy vitet e ardhshme

2022 ka nisur keq për bitcoin dhe gjatë vitit më shumë telashe e presin kriptomonedhën.

Edhe pse disa analistë vazhdojnë me parashikimet e tyre se bitcoin do të shkojë në 100 mijë dollarë, një strategjist nuk mendon kështu.

“Afatgjatë? Unë i dua kriptomonedhat, edhe Bitcoin. Por grafikët, dhe unë jam një teknik, nuk tregojnë një vit të mirë,” tha Gareth Soloway, president dhe CFO i InTheMoneyStocks.com për Yahoo Finance.

“Bitcoin për ka një trend shqetësues. Më besoni ose jo, në fillim të 2022 ose 2023 mund të shikoni një rënie deri në 20 mijë dollarë,” tha Ai.

“E kemi parë bitcoin të shkojë deri në 52 mijë dollarë dhe 46 mijë në muajin e kaluar. Vazhdimisht bie në nivelin e 46 mijë. Mbi baza teknike, nëse bie nën 46 mijë, do të shkojë më poshtë në 42 mijë.”

Kriptomonedha theu nivelin e mbështetjes ditën e Mërkure. Soloway flet edhe për një tjetër shqetësim. Edhe pse Dow dhe S&P 500 ishin me rritje në fillim të 2022, bitcoin ka vazhduar me rënie dhe 35% larg nivelit më të lartë të Nëntorit.

“Ka një shkëputje nga kriptomonedha si një aset me rrezikshmëri më të lartë, dhe kjo më shqetëson e këtu përfshij edhe Ethererum,” tha Ai.

“Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera do të kenë momentin e tyre dot-com në dy vitet e ardhshme.” /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  SSD-ja e Samsung i reziston rënieve nga 3 metra lartësi