Analiza

Bitcoin, Ethereum, Ripple dhe Litecoin ende se kanë thënë fjalën e fundit

Apr 5 2018
0 Shpërndarje
Kemi parë Bitcoin të bjerë në të njëjtën formë edhe më parë si dhe të rikuperojë me shpejtësi atë çfarë humbi. Edhe pse situata nuk duke aspak premtuese, është herët të themi se po jetojmë fundin e Bitcoin dhe monedhave të tjera në tërësi. Bitcoin, Ethereum, Ripple dhe Litecoin ende se kanë thënë fjalën e fundit

Ekspertët janë të mendimit se investimi në Bitcoin, Ethereum, Ripple dhe Litecoin është ende një biznes jo vetëm fitimprurës por edhe liria e vërtetë që shumë njerëz kërkojnë.

Janë të shumtë ata që ndërtuan një pasuri duke investuar në fazat e hershme të Bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike kur çmimi i tyre ishte ende i ulët.

E ashtu siç shumë njerëz janë bërë të pasur me shpejtësi, ashtu edhe janë varfëruar me shpejtësi.

Peizazhi i tregut të monedhave kriptografike ka qenë një panoramë e shëmtuar në muajt e fundit.

Të gjitha monedhat kanë pësuar rënie drastike dyshifrore në përqindje të vlerës.

Në shtatë ditët e fundit Bitcoin ka humbur 13.41% të vlerës, Ethereum 15.9% të vlerës, Ripple 13.28% të vlerës dhe Litecoin 11.65% të vlerës.

Ende ekspertët besojnë se rrugëtimi i Bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike nuk ka përfunduar këtu.

Kemi parë Bitcoin të bjerë në të njëjtën formë edhe më parë si dhe të rikuperojë me shpejtësi atë çfarë humbi. Edhe pse situata nuk duke aspak premtuese, është herët të themi se po jetojmë fundin e Bitcoin dhe monedhave të tjera në tërësi.

Jemi vetëm në fazat e para të dixhitalizimit të aseteve, një trend që do të vijojë për disa dekada shprehej CMO-ja dhe bashkëthemeluesi i BRD.

Lasher beson se monedhat kriptografike do të ndryshojnë jetët e njerëzve. “Nëse transferimi i shpejtë i parave globalisht sikur të dërgonit një e-mail, nuk ju mrekullon, po sikur të ruani kursimet në “trurin” tuaj?” shprehej Ai.

Ai është i mendimit se Bitcoin dhe monedhat e tjera kriptografike janë “biletat” e një jetë të lirë dhe pasurie të madhe.

“Të bëhesh i pasur me anë të monedhave kriptografike është një shembull i jetës së një njeriu me të vërtetë të lirë.”

Ai i krahason monedhat me një situatë financiare personale e cila është imune ndaj politikës, të metave dhe sistemeve globale të ndërlidhura.

Padyshim këto janë qëndrime që ngushëllojnë shumë investitorë të cilët kanë hyrë në tregun e monedhave kriptografike kur këta të fundit kishin arritur pikun por jo ata të cilët besojnë se është një flluskë financiare gati të shpërthejë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>