Çmimi i bitcoin ra me shpejtësi ditën e Hënë ndërsa investitorët filluan të tremben ndërsa tregjet në mbarë botën janë në rënie.
Ndërsa bitcoin konsiderohet si një parajsë e sigurtë, realiteti është ndryshe sepse çmimi i tij ka për tendencë të shkojë poshtë kur edhe asetet e tjera bien.
Kriptomonedha më e madhe në botë humbi 10% të vlerës ditën e Hënë. Aktualisht këmbehet me 43,980 dollarë në këto moment që po shkruajmë.
Rëenia e bitcoin koincidon me turbullimin e tregjeve financiare për shkak të borxheve të Evergrande, një prej kompanive më të fuqishme në botë të pronave.
Gjithashtu këtë javë pritet një takim i Rezervës Federale Amerikane. Ekspertët i tremben rënies së bitcoin nën 41 mijë dollarë që shihet si kufiri mbështetës që e mban kriptomonedhën mbi 40 mijë dollarë.
Performanca e keqe vjen gjithashtu në një kohë kur El Salvadori vendosi të adoptonte bitcoin si një monedhë zyrtare krahas dollarit Amerikan. Vendi i Amerikës Latine ka blerë deri më sot 700 bitcoin me vlerës 32 milionë dollarë. /PCWorld Albanian