Biznes

Bitcoin humbet 3,000 dollarë vlerë në 24 orë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Nëntor 2020
0
Rënia e fundit erdhi ndërsa shumë ekspertë dhe analistë flisnin për një kapërcim i kufirit rekord prej 20 mijë dollarësh. Bitcoin humbet 3,000 dollarë vlerë në 24 orë

Bitcoin ra me 3,000 dollarë në 24 orët e fundit pasi arriti nivele të papara që prej 2017-ës kur vendosi edhe rekordet.

Çmimi i bitcoin ishte 19,374 dollarë kur filloi rënien drastike deri në 16,857 dollarë. 2020-ta ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për bitcoin me një rritje prej 150% në përgjigje të krizës së Covid-19.

Rënia e fundit erdhi ndërsa shumë ekspertë dhe analistë flisnin për një kapërcim i kufirit rekord prej 20 mijë dollarësh.

Kompania e cila mbahet si kredi dhënësi më i madh në botë në kriptomonedha Nexo tha se priste që bitcoin të tejkalonte çmimin 20,000 dollarë shumë shpejtë.

Pika më e lartë e arritur nga bitcoin ishte Dhjetori i 2017-ës në 19,783 dollarë dhe pasi arriti këtë nivel flluska shpërtheu duke rënë deri në 3,122 dollarë vitin që pasoi. /PCWorld Allbanian

LEXO EDHE:  Hakerët po hakojnë superkompjuterët për të gërmuar kriptomonedha