Biznes

Bitcoin humbet përsëri terren

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Qershor 2021
Fillimi i muajit Prill sinjalizonte se 2021 do të ishte viti i kriptomonedhave ku bitcoin arriti deri në 60 mijë dollarë ndërsa muajin e kaluar u tërhoq në 30 mijë dollarë. Bitcoin humbet përsëri terren

Çmimi i bitcoin ra ditën e Marte ndërsa arsyet mbeten ende të paqarta. Shqetësime u ngritën rreth sigurisë së bitcoin pas zyrtarë Amerikanë me sukses rikuperuan një shumë paguar ndaj hakerëve që sulmuan Colonial Pipeline.

Dokumentet në gjykatë tregonin se hetuesit kanë arritur të aksesojnë fjalëkalimin e një prej portofolëve bitcoin të hakerëve. Paratë u rikuperuan nga një task forcë e lançuar së fundi nga Uashingtoni si pjesë e përgjigjes shtetërore ndaj sulmeve kibernetike në rritje.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 11% në 24 orë e fundit në 31,969 dollarë në këto momente që shkruajmë. Ether ra me 13% në 2,400 dollarë ndërsa thuajse të gjitha kriptomonedhat e tjra shënuan vlera negative.

Fillimi i muajit Prill sinjalizonte se 2021 do të ishte viti i kriptomonedhave ku bitcoin arriti deri në 60 mijë dollarë ndërsa muajin e kaluar u tërhoq në 30 mijë dollarë.

Që nga fillimi i vitit bitcoin ka shënuar rritje me 13%. Ishte të Hënën kur agjencitë ligjzbatuese Amerikane thanë se kishin rikuperuar 2.3 milionë dollarë paguar në bitcoin për grupin kriminal DarkSide i cili sulmoi me ransomware Colonial Pipeline.

Bitcoin është kriptomonedha e zgjedhur e hakerëve kur kërkojnë para në këmbim të lirimit të aksesit në të dhëna të kyçura prej tyre. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bitcoin vendos rekord të ri