Biznes

Bitcoin kalon vlerën e 8,000 dollarëve për herë të parë pas dy muajsh

Jul 24 2018
0 Shpërndarje
Bitcoin është në rënie që nga fundi i Pranverës dhe arritur pikën më të ulët më 24 Qershor prej 5,785 dollarësh. Bitcoin kalon vlerën e 8,000 dollarëve për herë të parë pas dy muajsh

Çmimi i një bitcoin është rikthyer në vlerat e 8,000 dollarëve për herë të parë pas dy muajsh.

Sipas Coindesk, në dy orët e fundit monedha është rritur me 200 dollarë për të prekur vlerën 8,015 dollarë, një nivel i paparë që nga 24 Maji.

Bitcoin është në rënie që nga fundi i Pranverës dhe arritur pikën më të ulët më 24 Qershor prej 5,785 dollarësh.

Bitfinex gjithashtu raporton rritje të volumit nga 4.9 milion dolalrë në 12.6 milion dollarë brenda katër orësh.

Ende bitcoin është larg rekord të këtij viti prej 17,000 dollarësh në Janar.

Sipas CoinMarketCap, bitcoin zë 37% të tregu për nga vlera. Aktualisht kjo shifër ka shkuar në 47%. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>