Biznes

Bitcoin kapërcen kufirin e 10,000 dollarëve

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Qershor 2019
0
Kriptomonedha e lançuar nga Facebook pak ditë më parë, Libra, pritet që të rrisë akoma më shumë popullaritetin e bitcoin parashikojnë disa analistë. Bitcoin kapërcen kufirin e 10,000 dollarëve

Çmimi i bitcoin u ngjit mbi 10,000 dollarë në bursat kriptografike për herë të parë pas 15 muajsh. Çmimi kaloi barrierën ditën e Premte.

Në këto moment që shkruajmë një bitcoin këmbehet me 10,739 dollarë sipas CoinMarketCap, një rritje me 17% krahasuar me një javë më parë.

Rritja e vlerës u mbështet nga një rritje em 12% e volumit të tregtimit. Në 24 orët e fundit janë tregtuar bitcoin me vlerë 21 miliardë dollarë.

Krahasuar me tre mujorin e kaluar, bitcoin është rritur me 130%, ndërsa parashikimet për të ardhmen e kriptomonedhës janë më pozitive se asnjëherë më parë.

Kriptomonedhën e presin ditë të bukura ndërsa përgatitet që vitin e ardhshëm shpërblimi për gërmimin e një bitcoin të përgjysmohet.

Procesi ka për qëllim të adresojë inflacionin duke reduktuar fitimin në blockchainin e bitcoin dhe përsëritet çdo katër vite.

Kriptomonedha e lançuar nga Facebook pak ditë më parë, Libra, pritet që të rrisë akoma më shumë popullaritetin e bitcoin parashikojnë disa analistë.

Ndërsa në një periudhë afatgjatë, gjërat duken pozitive për bitcoin, kriptomonedha mund të shohë një tërheqje në një periudhë afatshkurtër. Bitcoin është rritur me 140% në dy muaj gjysëm dhe ka ardhur momenti që “demat” të kryejnë një “frymëmarrje” pas kësaj rritjeje të bujshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Çipet e reja Samsung i bëjnë telefonët më të shpejtë se laptopët

Lajmet e fundit>