Biznes

Bitcoin kapërcen kufirin e 4,000 dollarëve për herë të parë pas dy javësh

Publikuar , 20 Dhjetor 2018
0
Krahasuar me një vit më parë monedha ka humbur 80% të vlerës. Në dhjetor të 2017-ës këmbehej me 20,000 dollarë. Bitcoin kapërcen kufirin e 4,000 dollarëve për herë të parë pas dy javësh

Bitcoin kapërceu kufirin e 4,000 dollarëve për herë të parë në dy javë. Monedha kriptografike më popullore në botë u këmbye me 4,037 dollarë sipas CoinDesk ditën e Enjte.

Hera e fundit që bitcoin këmbehej mbi 4,000 dollarë ishte data 4 Dhjetor.

Rënia nisi në mesin e Nëntorit pas disa muajsh stabilitet në 6,000-6,500 dollarë.

Krahasuar me një vit më parë monedha ka humbur 80% të vlerës. Në dhjetor të 2017-ës këmbehej me 20,000 dollarë.

Edhe monedhat e tjera kriptografike shënuan rritje. XRP u rrit me 2% në 38 cent ndërsa ethereum me 5% në 109 dollarë.

2017-ta ishte një vit i madh për kriptomonedhat dhe sidomos për ICO-të.

Për 2019-ën parashikohen ngjarje të mëdha. Sipas Wall Street Journal, Bursa partnere e Nju Jorkut, Intercontinental Exchange mund të marrë së shpejti aprovimin për të lançuar kontratat futures të bitcoin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Këtë orë nuk e blini dot me para por vetëm Bitcoin për një arsye të thjeshtë

Lajmet e fundit>