Biznes

Bitcoin konsumon 7 herë më shumë energji sesa Google

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Shtator 2021
Është shumë e vështirë të zbulohet me saktësi sesa energji konsumon bitcoin, por një analizë e re nga New York Times tregon disa të dhëna të jashtëzakonshme: Bitcoin konsumon 7 herë më shumë energji sesa Google

Çmimi i bitcoin është 5-fishuar në vitin e kaluar, por kjo rritje ka bërë që edhe konsumi i energjisë nga kriptomonedha më popullore në botë të kapë vlera rekord.

Kjo sepse më shumë njerëz po konkurrojnë për të gërmuar bitcoin, një proces i cili ka të bëjë me përpunimin e problemeve komplekse matematikore dhe si rezultat verifikuar transaksionet.

Gërmuesit të cilët zgjidhin këtë ekuacione marrin edhe shpërblim në bitcoin. Është shumë e vështirë të zbulohet me saktësi sesa energji konsumon bitcoin, por një analizë e re nga New York Times tregon disa të dhëna të jashtëzakonshme:

  • Gërmimi i bitcoin konsumon afro 91 teravat-orë elektricitet në vit
  • Është mëse dyfishi i elektricitetit të konsumuar nga shteti i Finlandës me 5.5 milionë banorë
  • Është 0.5% e elektricitetit të konsumuar në mbarë botën
  • Është thuajse sa energjia e konsumuar nga shteti i Uashingtonit çdo vit
  • Dhe është 7 herë më shumë sesa konsumojnë tërë operacionet globale të Google

Nisur nga vlera masive e bitcoin, konsumi i energjisë për gërmimin e tij rritet dita ditës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Superkompjuteri më i fuqishëm Britanik vihet "në gjueti" të sëmundjeve