Blog

Bitcoin konsumon energji më shumë sesa disa shtete të botës

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Shkurt 2021
Rritja e çmimit do të shërbejë si incentivë për gërmuesit e bitcoin për të vënë në funksion akoma edhe më shumë kompjuterë. Bitcoin konsumon energji më shumë sesa disa shtete të botës

Bitcoin konsumon më shumë elektricitet sesa mbarë shteti i Argjentinës sipas një studimi bërë nga Universiteti i Kembrixhit.

Gërmimi i kriptomonedhave kërkon përllogaritje të rënda kompjuterike për verifikimin e transaksioneve dhe si rezultat shumë energji elektrike.

Hulumtuesit e Kembrixhit thanë se vetëm bitcoin konsumon afro 121.36 teravat-orë (TWh) në vit, dhe me pak gjasa ka për të ndryshuar vetëm nëse vlera e kriptomonedhës bie.

Kritikët thonë se përfshirja e Tesla në bitcoin dëmton imazhin e saj ambientalist. Aktualisht monedha këmbehet me 48 mijë dollarë, një rritje e bujshme e ditëve të fundit pas lajmit se Tesla ka investuar 1.5 miliardë dollarë në bitcoin.

Rritja e çmimit do të shërbejë si incentivë për gërmuesit e bitcoin për të vënë në funksion akoma edhe më shumë kompjuterë.

Me rritjen e çmimit rritet edhe konsumi i energjisë. Konsumi i energjisë nga bitcoin është mbi Argjentinën, Holandën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Detyra e kompjuterëve të lidhur në rrjetin e bitcoin është të verifikojnë transaksionet e bëra nga njerëzit të cilët dërgojnë dhe pranojnë bitcoin. Gërmuesit marrin sasi të vogla bitcoin si shpërblim.

Për të rritur fitimin njerëzit lidhin akoma më shumë kompjuterë duke rritur konsumin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Vlera totale e kriptomonedhave në qarkullim kalon 1 trilionë dollarët