Biznes

Bitcoin mbi 68 mijë dollarë, investitorët pompojnë vlerën e kriptomonedhës nga frika e inflacionit

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Nëntor 2021
Vlera e përgjithshme e tregut të bitcoin është mëse 1.1 trilionë dollarë ndërsa 5 vite më parë një bitcoin këmbehej me 700 dollarë. Bitcoin mbi 68 mijë dollarë, investitorët pompojnë vlerën e kriptomonedhës nga frika e inflacionit

Çmimi i një bitcoin preku një rekord të ri prej mëse 68 mijë dollarë ditën e Marte. Në një moment të caktuar kriptomonedha këmbehej me 68,530 dollarë sipas CoinMarketCap përpara se të shënonte një rënie të lehtë dhe në këto moment këmbehet me 67,773 dollarë.

Ethereum, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, aktualisht është në vlera rekord prej mbi 4,800 dollarë.

Vlera e përgjithshme e tregut të bitcoin është mëse 1.1 trilionë dollarë ndërsa 5 vite më parë një bitcoin këmbehej me 700 dollarë.

Investitorët po e blejnë sepse janë të shqetësuar për inflacionin në rritje dhe e shohin si një alternativë të arit.

Në Janar banka Amerikane JPMorgan bëri një parashikim se kriptmonedha do të shkonte në 146 mijë dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pinterest do të paguajë influencerët