Lajmet

Bitcoin në ditën më të mirë që nga Korriku, ngjitet mbi 4,000 dollarë

Publikuar , 28 Nëntor 2018
0
Monedha ra deri në 3,600 dollarë javën e kaluar ndërsa tani sillet mbi vlerën psikologjike të 4,000 dollarëve. Bitcoin në ditën më të mirë që nga Korriku, ngjitet mbi 4,000 dollarë

Bitcoin u rrit me mbi 8% ditën e Mërkure duke u ngjitur në mbi 4,000 dollarë ndërsa shënon ditë më të mirë që nga Korriku.

Monedha kriptografike më e madhe në botë këmbehet aktualisht me 4,039 dollarë sipas CoinMarketCap.

Në dy javët e fundit monedha ka humbur 40% të vlerës ndërsa që nga fillimi i këtij viti 70% të vlerës.

Monedha ra deri në 3,600 dollarë javën e kaluar ndërsa tani sillet mbi vlerën psikologjike të 4,000 dollarëve raporton PCWorld.al.

Rritja e monedhës bëri që edhe monedhat e tjera si XRP, Ethereum dhe Bitcoin cash të rriten me 5% në 24 orë.

Investitorët e shqetësuar jo vetëm për të ardhmen e monedhës por edhe paqartësinë ligjore që e shoqëron, po presin të mësojnë nga autoritetet, veçanërisht nga qëndrimi i Komisionit Amerikan të Bursave dhe Letrave me Vlerë nëse bitcoin do të konsiderohet monedhë apo letër me vlerë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Trump i njeh mjaft mirë kriptomonedhat dhe nuk i pëlqen aspak Bitcoin

Lajmet e fundit>