Biznes

Bitcoin në vlera rekord të të gjithë kohërave

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Tetor 2021
Analistët besojnë se bitcoin do të arrijë 80 apo 90 mijë dollarë brenda këtij viti. Bitcoin në vlera rekord të të gjithë kohërave

Bitcoin shënoi një rënie të lehtë ditën e Enjte pasi preku një rekord të ri nisur nga optimizmi i lançimit të ETF-së së parë në Amerikë.

Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 1.3% në 65,184 dollarë pasi arriti rekordin 67,016 dollarë ditën e Mërkure. Vlera më e lartë arritur ndonjëherë ishte muaji Prill me 64,895 dollarë.

Analistët besojnë se bitcoin do të arrijë 80 apo 90 mijë dollarë brenda këtij viti. Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe u rrit në 1% në 4,203 dollarë.

Që nga shtatori bursa të shumta kanë vënë re rritje të fluksit dhe transaksioneve. Mesatarisht fluksi javor në bitcoin ishte 121.1 milionë dollarë nga 31.2 milionë dollarë një muaj më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sa ka fituar Tesla nga investimi në Bitcoin?