Biznes

Bitcoin nën 4,500 dollarë, mbarë industria e shqetësuar

Nov 20 2018
0 Shpërndarje
Bitcoin nën 4,500 dollarë, mbarë industria e shqetësuar

Vlera e bitcoin vijoi rënien ditën e Marte me 7% në 4,496 dollarë në këto momente që shkruajmë sipas CoinMarketCap.com.

Rënia e ditës së djeshme bëri që vlera e Bitcoin të kalonte poshtë 5,000 dollarëve ndërsa edhe monedhat e tjera kanë rënë njëherazi.

Në Dhjetor të vitit të kaluar monedha arriti deri në 20,000 dollarë ndërsa në fillim të 2018-ës u tërhoq në 13,500 dollarë.

Gjakderdhja e krypto-ve po vijon” shprehej një analist i Markets.com. “Gjërat duket se vetëm më keq po bëhen. Ku është incentivi për të blerë? Duket sikur fundi po i vjen këtij tregu.”

Ditën e Premte, Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë veproi kundër dy startupeve të kriptomonedhave të cilët operonin ICO.

Airfox dhe Paragon Coin kanë rënë dakord të paguajnë penalitete për shitjen e monedhave pa licencuar aktivitetin.

Paralajmërime të shumta kanë ardhur nga bankat qendrore ndërsa Jamie Dimon i JP Morgan Chase e ka quajtur bitcoinin mashtrim në 2017-ën dhe një ditë do të shpërthente sipas tij.

Megjithatë këtë vit monedha është bërë tërheqëse nga investitorët institucionalë. Fidelity Investments lajmëroi muajin e kaluar se do të lançonte një kompani për klientët institucionalë që do të tregojnë apo të ruajnë asete në kriptomonedha.

Bankat Qendrore gjithashtu kanë filluar të diskutojnë idenë e lançimit të monedhave të tyre dixhitale. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>