Biznes

Bitcoin ngjitet në nivelin më të lartë të pesë muajve të fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Tetor 2021
Kriptomonedha më e madhe në botë u ngjit në 55 mijë dollarë, vlera më e lartë që prej muajit Maj. Për herë të parë në 4 javë u ngjit në mbi 50 mijë dollarë. Bitcoin ngjitet në nivelin më të lartë të pesë muajve të fundit

Bitcoin u rrit ditën e mërkure në vlerën më të lartë të 5 muajve të fundit ndërsa sentimenti i tregu vazhdoi të përmirësohej pjesërisht edhe prej lajmeve se një fond i kontrolluar nga miliarderi Xhorxh Soros kishte investuar në bitcoin.

Kriptomonedha më e madhe në botë u ngjit në 55 mijë dollarë, vlera më e lartë që prej muajit Maj. Për herë të parë në 4 javë u ngjit në mbi 50 mijë dollarë.

Aktualisht kriptomonedha këmbehet me 54,112 dollarë.

Ditën e Mërkure u raportua se Soros Fund kishte investuar në bitcoin. Shefi ekzekutiv i fondit Dawn Fitzpatrick tha se ne fondi zotëronte ca monedha por jo shumë.

Edhe faktorët sezonalë kanë ndikuar në këtë rritje. Bitcoin historikisht perfomon mirë në Tetor. Në të njëjtën kohë aksionet po bien po në mbarë botën, inflacioni dhe çmimtet po rriten.

Edhe pse bitcoin shikohet si një parajsë e sigurtë për shumë, kriptomonedha ende nuk e ka provuar veten në këtë drejtim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Hakerët e Koresë së Veriut sulmojnë vaksinën e Covid të AstraZeneca