Biznes

Bitcoin ngjitet në nivelin më të lartë të tre muajve të fundit

Nga: PCWorld
Publikuar , 23 Gusht 2021
Një prej arsyeve të këtij eksodi ka qenë pa dyshim presioni nga autoritetet rregullatore në Kinë të cilat bllokuan shumë operacione të gërmimit të kriptomonedhave. Bitcoin ngjitet në nivelin më të lartë të tre muajve të fundit

Bitcoin arriti vlerën 50 mijë dollarë ditën e Dielë, niveli më i lartë i tre muajve të fundit ndërsa kriptomonedha vijon rritjen.

Sipas të dhënave të CoinDesk, kriptomonedha këmbehej me 50,095 dollarë mbrëmjen e kaluar. Vlera më e lartë që bitcoin ka arritur ka qenë 64 mijë dollarë në muajin Prill por një shitje masive gjatë periudhës Qershor-Korrik ja përgjysmoi vlerën në 30 mijë dollarë.

Një prej arsyeve të këtij eksodi ka qenë pa dyshim presioni nga autoritetet rregullatore në Kinë të cilat bllokuan shumë operacione të gërmimit të kriptomonedhave.

Por që nga mesi i Korrikut, bitcoin ka qenë në ngjitje të vazhdueshme. Edhe kriptomonedhat e tjera kanë qenë në rritje. Ether kapi vlerën 3,302 dollarë mëngjesin e së Hënës.

Vlera e përgjithshme e kriptomonedhave ishte 2.14 trilionë dollarë ditën e Dielë sipas CoinMarketCap. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  46% e linjave të internetit fiks në shtëpi ofrohet përmes fibrës optike