Biznes

Bitcoin nuk ndalet, kapërcen kufirin e 50 mijë dollarëve

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shkurt 2021
Edhe Morgan Stanley po konsideron shtimin e bitcoin në listën e saj të aseteve. Kompania si PayPal dhe MasterCard kanë bërë lëvizje të bujshme në kriptomonedha. Bitcoin nuk ndalet, kapërcen kufirin e 50 mijë dollarëve

Bitcoin vijoi ngjitjen ditën e Mërkure duke kapërcyer nivelin e 51 mijë dollarëve përherë të parë.

Kriptomonedhat më popullore në botë shënoi çmimin rekord prej 51,688 dollarë sipas indeksit të CoinDesk.

Krijuar në 2009 jo shumë pak pas krizës financiare globale, bitcoin u shndërrua nga një protestë ndaj sistemit bankar në një “ar dixhital” i cili ka filluar të përqafohet nga investitorët.

Në Wall Street, bankat e mëdha investuese po mendojnë investimin në bitcoin. JPMorgan dhe Goldman Sachs kanë shprehur interes për bitcoin.

Edhe Morgan Stanley po konsideron shtimin e bitcoin në listën e saj të aseteve. Kompania si PayPal dhe MasterCard kanë bërë lëvizje të bujshme në kriptomonedha.

Tesla javën e kaluar investoi 1.5 miliardë dollarë në bitcoin dhe planifikon ta pranojë si metodë pagese për produktet e saj.

Rritja e fundit e bitcoin ju ka kujtuar investitorëve rritjen masive të 2017-ës që u ndoq më pas nga një rënie me 80% të vlerës.

Por që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Gjatë 2020-ës kriptomonedhat ka rifituar 70% të vlerës e cila sipas analistëve ka ardhur si rezultat i rritjes së kërkesës nga investitorë institucionalë.

Skeptikët besojnë se bitcoin mund të jetë flluska më e madhe e tregjeve financiare në histori. Strategjistët e JPMorgan ditën e Marte u shprehen se vetëm nëse bitcoin fiton një stabilitet, përndryshe çmimi duket jo stabil.

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera kanë fituar një reputacion të luhatjes së famshme të çmimeve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një postim i Musk në Twitter dhe vlera e Bitcoin rritet me 20%