Biznes

Bitcoin po performon më mirë sesa ari dhe argjendi

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Tetor 2020
0
Rritja vjen pak orë pasi PayPal bëri të ditur se do të mbështesë shitblerjen e kriptomonedhave si Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash. Bitcoin po performon më mirë sesa ari dhe argjendi

Çmimi i Bitocoin u rrit me 8% ditën e Enjte me 13 mijë dollarë në pikën më të lartë që prej muajit Korrik.

Rritja vjen pak orë pasi PayPal bëri të ditur se do të mbështesë shitblerjen e kriptomonedhave si Bitcoin, Ethereum, Litecoin dhe Bitcoin Cash.

Me rritjen e fundit, kriptomonedha më e madhe në botë tashmë ka eklipsuar arin dhe argjendin për tu bërë “komoditeti” me performancën më të mirë të vitit të kaluar.

Krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar, Bitcoin është rritur me 55% në vlerë ndërsa argjendi dhe ari për të njëjtën periudhë 40% dhe 27% respektivisht.

Edhe pse kapërcimi i kufirit prej 13 mijë dollarë mund të konsiderohet i rëndësishëm për të ardhmen afatshkurtër deri afatmesëm të kriptomonedhës, nuk është rritja më e madhe e vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung bën një lëvizje e cila do të kënaqë përdoruesit dhe të dëmtojë kompaninë